Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ditë më parë është pritur në familjen Xhemajli në Pejë.
Arsyeja kryesore e shkuarjes së tij në shtëpinë e Elton Xhemajlit, ka qenë i biri i këtij të fundit, Elsi nëntëmuajsh, njofton Klan Kosova.
Aty kryetari i PDK-së është bërë kumbar i djaloshit të vogël.
Elton Xhemjali që është kryetar i Forumit Rinor të PDK-së në Pejë, ka thënë për klankosova.tv se Veselin e ka ftuar në bazë të respektit që ai ka për të.
Madje ka thënë se i biri i tij dëshiron që t’i ngjajë Kadri Veselit.
“Kam dëshirë që djali im të bëhet si Kadri Veseli, të bëhet një ndër ata që do t’i shërbejë atdheut e të jetë i fjalës si ai”.
“E kam ftuar atë për këtë zakon, në bazë të respektit që kam për të, pasi që është shumë njerëzor”.
“Më është dukur njeriu më i përshtatshëm për ta bërë këtë”, ka thënë Xhemajli.