Lajmet e fundit

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur në zyrën e EULEX-it nga Mitrovica, ku ishte në vizitë në shtëpinë e tij.
Veseli është liruar përkohësisht nga Haga, pasi që atij, të premten, i vdiq nëna, njofton Klankosova.tv.
Ai fillimisht ishte për vizitë te varri i nënës së tij në Broboniq të Mitrovicës.
Kujtojmë se Veseli nuk ka arritur as në varrimin e babait të tij, i cili vdiq shtatë muaj më parë.