Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së dhe njëherit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka arritur në selinë e PDK-së aty ku pritet të nisë një takim me anëtarët e partisë që ai drejton.
Ky takim pritej të fillonte në orën 8:30 e në selinë e PDK-së janë parë deri tani shumë deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së PDK-së, njofton Klan Kosova.
Ky takim i PDK-së vjen pak para seancës ku pritet të jetë në rend dite mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa, iniciuar nga Nisma për Kosovën dhe mbështetur nga partitë tjera opozitare, ashtu si edhe disa anëtarë të pozitës.