02.10.2018 · përditësuar para 2860 dite1 min lexim
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është i ftuar sonte në Zonën B, ku edhe ka folur për protestën e së shtunës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Albin Kurti është manipulues politik”, ka thënë Veseli, kur ka komentuar këtë protestë.
“Prej vitit 2000 kur është liruar nga burgu, Kurti, asnjëherë nuk ja ka qëlluar për asgjë që ka ndodhur në Kosovë”.
“Ai nuk e ka njohur shtetin – në të njëjtën kohë ishte aq i shqetësuar për kufijtë e Kosovës”.
“Ku mbeti morali. Këto gjëra janë të papranueshme. Krejt këto sjellje po e dëmtojnë rrugëtimin e Kosovës drejt OKB-së. Kjo është hipokrizi”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.