Lajmet e fundit

Ka përfunduar me një ceremoni zyrtare ushtrimi fushor "Kampi Veror 2016" në Poligonin ushtarak Krivolak të Maqedonisë, njofton Klan Kosova.
Në këto ushtrime në mesin e 13 shteteve të regjionit morën pjesë edhe 12 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I pranishëm në Krivolak ishte Gjenerali i Brigades Zenel Halimi, dhe Kolonelja Irfete Spahiu - Zv.Komandante e Komandës së Doktrinës e Stërvitjes.
Qëllimi i ushtrimit janë mësimet ushtarake në praktikë në një ushtrim fushor më kompleks, ku duhet koordinimi në veprim së bashku me kadetët e shteteve tjera në një operacion të përbashkët.
Ky ushtrim është një parapërgatitje për intervenime në misione ushtarake të përbashkëta.
Sipas vlerësimit të Eprorëve, kadetët e Fsk-së kanë treguar shkallë të lartë të angazhimit dhe bashkëpunimit në kryerjen e detyrave.