Lajmet e fundit

Ismail Kadare ndodhet në Paris këto ditë vjeshte, në apartamentin që ndan jo shumë larg Patrick Modianos, fituesin e vjetshëm të çmimit “Nobel” në letërsi. Në librin që botoi këtë vit “Mëngjese në kafe Rostand” ai bën një rrëfim për Modianon, në ato takimet e shkurtra në kopshtsat e Luksemburgut, teksa ndanin të njëjtën rrugë për shëtitjet e pasmesditës.
Një ditë sipas dokeve të Tiranës, siç rrëfen Kadare, ata i folën në emër njëri-tjetrit. Ai i tha se e merrte çdo mëngjes kafen në “Rostand” dhe ai (Modiano) i tha se “e di”. Një vit më vonë, në gazetat franceze do të shfaqeshin të dy në listat e kandidatëve për çmimin “Nobel”.
Jo gjithnjë qëllonte që dy kopshtas të Luksemburgut të gjendeshin në të njëjtën listë të “Nobelit”. I vetmi ndryshim ishte se Kadare gjendej ndoshta për të tridhjetën herë, ndërsa ai për herë të parë.
Dhe ashtu si Beket u përgjigj në telefon kur i thanë se kishte fituar “Nobelin”, ai imagjinonte Modianon teksa thoshte të njëjtën përgjigje kur akademia suedeze i ra telefonit të tij “quel horreur!” (ç’tmerr!).
Shkrimin e plotë lexojeni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/08/kadare-dhe-nobeli-yne/