Lajmet e fundit

Sonte e ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës, është shefja e Grupit Parlamentar nga AAK, Donika Kadaj-Bujupi.
Me të është duke u diskutuar në lidhje me krizën politike si dhe zgjedhjen e presidentit.
Kadaj-Bujupi ka thënë se opozita vazhdon të qëndrojë e bashkuar dhe asgjë nuk ka ndryshuar pas takimit të Ramush Haradinajt me pozitën tek presidentja.
“Ne jemi fuqishëm të bashkuar, pavarësisht se kemi disa dallime që janë të vogla”.
“Ka tri ditë që Haradinaj së bashku me liderët e tjerë të opozitës që po punojnë nëpër terren”.
“Shkuarja tek Presidenjta ka qenë një veprim prej burrështetasi, sepse ai ka treguar se është i gatshëm që të përballet me shkaktarët që kanë quar tek kriza”.