Lajmet e fundit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se në përgjimet e fundit tregohet edhe manipulimi me listat e veteranëve.
Këto komente ajo i bëri gjatë një konfernce për media që u mbajt sot në zyrat qendrore të Vetëvendosjes.
"Këtë, klani Pronto e ka bërë për vota, e kanë shitur statusin e veteranit për pazare"
" Është një krim i organizuar nga udhëheqësit e shtetit, ata duhet dhënë dorëheqje"
"1 shtatori është dita kur duhet rrëzuar ky klan mafioz"0, ka deklaruar Kadaj-Bujupi, njofton Klan Kosova.
Pikërisht më 1 shtator ditën kur në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për ratfikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë, njofton Klan Kosova.