Lajmet e fundit
Donika Kadaj-Bujupi ka kërkuar sot gjatë seancës së kuvendit që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në vendlindjen e tij.

Sipas saj është urgjente që kuvendi të marrë vendim dhe të kërkojë nga qeveria që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në fashtin e tij të lindjes.
Kadaj-Bujupi tha kjo kërkesë e saj është përkitazi me kërkesat e qytetarëve të vendit. Ajo tha se dëshmorët meritojnë që të prehën në paqe në vendin e tyre. Poashtu, theksoi se vetëm 1 kilometër nga Prishtina u lejua që të ngihet lapidari i Millosh Kopiliqit nga kjo qeveri, tash kjo qeveri duhet edhe të marrë vendim që Isa Boletinin ta kthej në Boletin. Më 10 qershor, Në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ajo kërkoi që të veprohet ashtu si i ka hije Kosovës.klankosova.tv