Lajmet e fundit

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi ka vazhduar të flas në foltoren e Kuvendit edhe pasi asaj i është ndalur mikrofoni pasi ka kaluar limitin e miutave për deklarimet jashtë rendit të ditës.
Megjithatë deputetja edhe një herë ka folur para deputetëve për premtimet e Qeverisë të cilat sipas saj nuk janë realizuar edhe tash 17 vite pas luftës.
“Kishin premtuar 100 njohje, anëtarësimin në OKB, që Kosova për 18 muaj do të ketë liberalizim të vizave, 200 mijë vende të punës, krijimin e ushtrisë dhe anëtarësimin në NATO”.
Kadaj-Bujupi tha se Qeveria jo që nuk i ka realizuar këto premtime, por nuk ka arritur ta shtrij sovranitetin as deri në veri të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.