Lajmet e fundit

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë që mbyllja për media e Komisionit për MSA-në ka qenë një vendim absurd sidomos kur aty raportojnë ministrat, njofton Klan Kosova.
"Realisht bëhet fjalë për Komisionet Parlamentare, rregullorja e parashesh se duhet të jenë të hapura përpos nëse diskutohet për siguri nacionale ose të ndonjë kontrate komerciale".
"Ne jemi komision për MSA-në, sidomos kur raportojnë ministrat është absurde me u mbyll Komisioni".
"Nuk ka qenë kërkesë, ka qenë vendim arbitrar i Halitit".
Kadaj-Bujupi në emisionin Zona B në Klan Kosova ka theksuar se ka mungesë të vullnetit në Parlament për t'u ballafaquar me temat e ndryshme pasi mungojnë ministrat.
"Jemi ne një fazë, që edhe në Parlament ka mungesë të vullnetit për tu ballafaquar me çfarëdo teme, mungojnë ministrat, mungon kryeministri kur e thërrasim në interpelancë".
"Jemi në një moment kur pothuajse asgjë nuk po funksionin, edhe Veseli ka filluar me këtë turin dhe janë disa seanca ku ai fare nuk merr pjesë, madje një koalicion që ka më shumë se 80 vota nuk mund të kalojë as Ligjet me shumicë të thjeshtë".
"Kështu po ndodh edhe në Komision, Komisionet duhet të jenë të hapura për publikun, mediat marrin pamje", ka thënë Kadaj-Bujupi.