Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe daljen nga kjo situatë e nderë politike, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Donika Kadaj-Bujupi(AAK) dhe Blerim Grainca(LDK).
Kada-Bujupi ka deklaruar se Asociacioni tejkalon kompetencat e pakos së Ahtisaarit dhe kryeministrin Isa Mustafa ka pranuar tjetërsimin e pronës publike.
“Në këtë Asociacion kryeministri ka bërë thirrje për tjetërsim të pronës publike, si Ujmani, Brezovica etj."
“Ne nuk do të pajtohemi me veprimet e kryeministrit, ai duhet të punojë për të mirën e qytetarëve,” ka thënë Kada-Bujupi, njofton Klan Kosova.
“150 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin kundër Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi, kjo tregon për kundërshtimin e këtyre proceseve nga qytetarët dhe për legjitimitetin tonë.”
“Ky Asociacion i ka tejkaluar kompetencat e planit të Ahtisaarit. AAK-ja ka marr vendim për bojkotim edhe të komisioneve në Kuvend.”