Lajmet e fundit

Ante Cacic ka marrë postim e trajnerit të Kombëtarës së Kroacisë.
Emërimi i tij në këtë pozitë ka ardhur pas shkarkimit të trajnerit Niko Kovac, nën drejtimin e të cilit kroatët morën dy rezultate negative, kundër Norvegjisë dhe Azerbejxhanit.
Cacic ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe ka thënë se do të mundohet që të fitojë pikët maksimale në përballjet me Bullgarinë dhe Maltën, për ta kualifikuar Kroacinë në Euro 2016.
Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kroacisë e kanë përshkruar si të duhur dhe të merituar angazhimin e tij, transmeton Klan Kosova.