Lajmet e fundit

Ish-deputetit socialist Kastriot Islami nuk i mjafton më Shqipëria tani që është bërë demokrat. Ish-kryetari i Kuvendit ka nisur me analizat rajonale.
E tillë ishte një vështrimi i tiji i postuar në Fb, ku Islami analizonte gjendjen në Greqi dhe kritikonte ish-kolegët e majtë helenë: "Dje ministrat e Eurozones shprehen keqardhjen dhe shqetesimin per situaten e rende por qe mund te perkeqesohet ne Greqi…Greqia vend anetar i BE dhe NATO…Vendi ku jetojne dhe punojne me sakrifica shume shqiptare.
Një vend fqinj me ndikim ekonomik në Shqiperi e rajon. Ne zgjedhjet e fundit qytetaret preferuan nje qeveri qe aktualisht duhet ne referendum te pyese votuesit se cduhet bere me Eurozonen per premtimet e saj!? Shpresoj rikthim ne rrugen e reformave drejt normalitetit ne rezonance me dashamirsine dhe maturine e eurozones dhe largim nga premtimet populiste te parealizueshme…Ky eshte mesazhi europian.. Kjo do ti sherbente edhe shqiptareve qe jetojne e punojne ne Greqi…", – shkruante Islami.
Gjithashtu Islami nuk mund të linte pas dore edhe sportin e tij të preferuar, pra sulmet ndaj Edi Ramës, njeriut që e dëboi nga PS , transmeton Mapo.
“KUJDES…! Ne Kosove nuk pranohet Gjykata Speciale dhe SHBA zhgenjehen…! Ne Tirane drejtuesit e maxhorances sfidojne SHBA me kandidate me rekorde kriminale, SHBA zhgenjehen…! Rama leshon “marrezine” per mospranimin e Maqedonise ne NATO, zhgenjehen fqinjet, BE dhe SHBA…! Rama kercenon me Bashkimin e Shqiperise me Kosoven “brenda ose jasht BE”, zhgenjehen BE dhe SHBA… KUJDES, Ky eshte DREJTIMI I GABUAR!”, – përfundonte me komentet e tij Kastrioti.