Lajmet e fundit
Mesfushori shqiptar mund të ndërroj ambient, pasi përflitet një kalim i mundshëm i tij tek Basel.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ergys Kaçe mund të largohet nga PAOK këtë afat kalimtar.
Për shërbimet e mesfushorit shqiptar, interesim ka treguar skuadra zvicerane, Basel. Kaçe sezonin që shkoi ka treguar formë të mirë duke bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij.
Nga Basel këtë afat kalimtar pritet që drejt Fiorentinas të largohen Shkëlzen Gashi e Taulant Xhaka.
Transferimi i Kaçes Baselit pritet ti kushtoj 5 milionë euro.