Lajmet e fundit

Ne Kaçanik, është përkujtuar “Nënë Terezën”. Kjo nën organizimin e Kryepalamentarit Kadri Veseli, Caritas Kosova dhe Komunës së Kaçanikut.
Nënë Tereza u përkujtua në 18-të vjetorin e vdekjes së saj, njofton Klan Kosova.
Të pranishmit, Gonxhe Bohaxhiun e përkujtuan si bijë të trevave të Kaçanikut, Shkupit e Prizrenit.
Kryetari i Kuvendit, Veseli, tha se ajo meriton nderim të madh pasi njihej si luftëtare e madhe e një bote më të mirë dhe më solidare.
18 vite pas vdekjes së saj sipas Veselit, botës i nevojitet më shumë se kurrë humanizmi, ndihma dhe solidariteti që ajo ka ofruar për të tjerët.
Ndërkohë drejtori general i Caritas Kosova, tha se bota e njeh atë si shqiptare ideali i së cilës duhet të jetë në shërbim të nevojtarëve.
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se Tereza është vlerë e shtuar për historinë e njerëzimit.