Lajmet e fundit

Komisioni Komunal për Hetimin e krimeve të luftës në Komunën e Kaçanikut, i formuar në vitin 2011, ia ka dorëzuar këtë të marte Institutit për Hetimin dhe Dokumentimin e Krimeve një material prej 3690 faqe të sistemuar në 12 regjistratorë.
Këtë dorëzim e ka bërë kryetari i Komunës Besim Ilazi, tek drejtuesi i Institutit, Ismet Salihu.
Ilazi, ka thënë se me këtë material, janë dokumentar qindra krime të kryera nga forcat serbe në Komunën e Kaçanikut.
Nga ana e tij Ismet Salihu, ka shtuar se çmon lart kontributin e komisionit kaçanikas dhe se ky material do t’iu hyjë në punë atyre për të vazhduar dokumentimin e mëtutjeshëm të krimeve të Serbisë në Kosovë.
Salihu po ashtu ka premtuar se Instituti do te bëjë edhe një monografi për krejt krimet serbe të kryera në Komunën e Kaçanikut.