Lajmet e fundit

Artan Mezraja, Zyrtar i lartë i Komisionit Komunal Zgjedhor në Kaçanik, ka thënë se në këtë komunë nuk ka pasur ndonjë problem sa i përket procesit të sotëm zgjedhor, transmeton Klan Kosova.
''I gjithë materiali i nevojshëm për procesin zgjedhor është shpërndar''.
''Konfirmojmë se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë problem apo ngecje të mundshme ku qytetarët kanë pasur problem kryerjen e obligimit të tyre qytetar'' ka përfunduar Mezraja, transmeton Klan Kosova.