06.05.2015 · përditësuar para 4105 dite1 min lexim
Një kacafytje mes dy taksistëve ilegalë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në lagjen Lakërishte të Prishtinës.
Klan Kosova ka siguruar pamjet, kur dy vozitës taksish ilegalë janë përleshur, më shumë me fjalë, mes vete.
Arsye duket të ketë qenë marrja e pasagjerëve nga njëri-tjetri me ç’rast është thyer kodi i heshtur i tyre, për të mos i ndërhyrë tjetrit në terren.
Pamjet e mëposhtme shpjegojnë vizuelisht ngjarjen.