Lajmet e fundit

Që kur u bë kryeministër Isa Mustafa rrallëherë në kabinet u shfaq pa zëvendësin e tij të parë, Hashim Thaçin, njofton Klan Kosova.
Në mbledhjet e Qeverisë ky i fundit gjithherë i qëndronte djathtas shefit të tij në ekzekutiv.
Tani që zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm dha dorëheqje nga këto poste, pasi u votua për president, vendin e tij në mbledhjen e parë të ekzekutivit e zuri zëvendëskryeministri që vie nga komuniteti serb Branimir Stojanoviq.
Kështu me lëvdata për presidentin në ardhje nisi mbledhja e ekzekutivit këtë të mërkurë.
Këtu u morën një varg vendimesh, siç ishte Krijimi i Këshillit që do themelojë Fondin e Sigurimit Shëndetësor.
Kronikë nga Besnik Tahiri.