Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,
Albin Kurti, sot përmes një videoje që e ka plasuar në Facebook, i ka propozuar ministrat për Qeverinë e re.
Për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ta formuar Qeverinë e re, Kurti i ka bërë të ditur vetëm emrat nga subjekti i tij politik, njofton Klan Kosova.
- Albulena Haxhiun e ka propozuar për ministre të Drejtësisë.
- Blerim Rekën e ka propozuar për ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
- Besnik Bislimin e ka propozuar për ministër të Financave dhe Transfereve.
- Rozeta Hajdarin e propozuar për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.
- Arben Vitinë e ka propozuar për ministër të Shendësisë dhe Sportit.
Haki Abazin e ka propozuar për pozitën e zëvendëskryeministrit të dytë.
Kurse emrat për shtatë ministritë e tjera të mbetura nuk ka mundur t’i propozojë për shkak se ende nuk ka arritur të bëjë marrëveshje me LDK-në.
Kujtojmë se sot gjatë ditës Presidenti
Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim të shkurtër me
Albin Kurtin, ku i ka dhënë këtij të fundit
48 orë shtesë për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.
Ndërsa LDK-ja sot ka mbledhur Kryesinë e saj dhe pas takimit, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka shprehur gatishmërinë për t’i vijuar bisedimet me VV-në për formimin e Qeverisë së re.
klankosova.tv