Lajmet e fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Ana Kabashi, ka folur për raportin e Bucit me të fejuarën e tij Veronën, pas zhvillimeve të fundit në ‘Prime’-n e së premtes, ku shfaq një klip në të cilin Buci e kishte prekur Santianën në të pasme.
Këngëtarja, në Big Talk Kosova, ka theksuar se po të ishte e fejuara e Bucit do të ndahej nga ai nëse do të hyntë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
“Nuk po dua të përzihem në këtë farë muhabeti, po të isha në vend të Veronës po të kisha hyrë në shtëpi, Bucit do t’ia kisha dhënë një shuplakë edhe do të ndahesha sigurt”, ka thënë Kabashi./Klankosova.tv