Në Kabash të Vitisë hajnat kanë vjedhur disa gjera të shenjta në Kishën e Shën Nikollit, njofton Klan Kosova.
Ky akt që ndodhi në mbrëmjen e së enjtes shqetësoi tej mase drejtuesit e kësaj kishe.
Prifti i kishës, Don Pashkë Dani, nuk është aspak i kënaqur as me punën e policisë pasi që sipas tij një rast i ngjashëm ndodhi edhe para dy viteve.
E përveç qe vodhën gjëra kishtare në këtë kuti u morën edhe një shumë e vogël e parave.
Por policia thotë se ky rast është cilësuar si tentim vjedhje pasi në hetimet e para nuk është deklaruar se ka munguar diçka.
Kronikë nga Iliri Pireva.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.