Lajmet e fundit

Vendi i shenjtë në Bangkok që u godit nga një eksplodim vdekjeprurës të hënën, është hapur për publikun, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
20 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë ishin lënduar në sulmin në vendin e shenjtë në Erawan, vend Hindu i cili ishte i populluar me budistë tajlandezë.
Policia e Tajlandës ka thënë se i dyshuari kryesor është një njeri i ri, i cili është parë duke hyrë brenda me një çantë të shpinës, dhe duke dalë pa të.
Kryeministri Prayuth Chan-ocha ka thënë se incidenti ishte më i rëndi që ka ndodhur në Tajlandë ndonjëherë.
Edhe një tjetër sulm ka ndodhur të martën. Një mjet shpërthyes ishte hedhur në një mol në Bangkok. Nuk kishte të lënduar dhe autoritetet nuk kanë deklaruar nëse incidentet kanë lidhje me njëra tjetrën.