Lajmet e fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës e përkrahur nga projekti i Statistikave të Suedisë, ka mbajtur sot konferencën me temën ‘’Gratë dhe burrat në Kosovë’’.
Krye-shefi ekzekutiv i kësaj agjencie, Isa Krasniqi ka thënë se nga të dhënat e ASK ka rënie të numrit të popullsisë për shkak të numrit të vogël të lindjeve, njofton Klan Kosova
Sipas tij rezultat i tillë shqetësues qëndron dhe rënia e numrit të popullsisë dhe për shkak të emigrimit.
Nga të dhënat e popullsisë rezidente në Kosovë, rezulton se popullsia e përgjithshme në vend në fund të vitit 2014 ishte 1.804,944 banorë ndërsa për vitin 2015 ishte 1.771.604.
Madhësia e ekonomisë familjare 5.71 persona.
Dendësia e popullsisë për vitin 2015 ishte 162.41 banorë për km2
Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës është 30.2 vjet.
Mosha mesatare e të pamartuarve për vitin 2015 ishte 29.1 vjet për gra 27.3 vjet ndërsa për burra 30.8 vjet.
Fertiliteti ka rënë krahasuar me vitet e mëparshme nga 3 fëmijë për një grua sa ishte në 2003, në 2 fëmijë në vitin 2014.
Ndërkaq sipas strukturës gjinore, popullsia e përgjithshme rezidente në vitin 2015 është si vijon:
Burra: 49%
Gra: 50.2%
Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës ishte 30.2 vjet, ndërsa jetëgjatësia mesatare në Kosovë është vlerësuar të jetë për gra 79.4 vjet ndërsa për burra 74.1 vjet, njofton Klan Kosova.