Lajmet e fundit

Kameramani i Klan Kosovës, Bajram Zeqiri, ka qenë i ftuar në emisionin Weekend të Klan Kosovës dhe ka folur për historinë e vënies së emrit të tij.
Ai ka thënë se prindërit e tij patën në plan t'i vendosin një emër krejt tjetër, por jo Bajram.
"Prindërit deshën që emrin të ma vendosin Milot, por unë kam lindur në ditë të Bajramit, dhe më pas ata e pyetën hoxhën se 'çfarë emri duhet të kem?'. Ai u tha 'ky e ka emrin e vet, Bajram'", ka thënë Zeqiri.
Tutje, Zeqiri ka treguar një histori interesante nga jeta e tij sërish që ka bëjë me Bajramin.
"Diku në moshën tetë-vjeçare më ka shkelur vetura dhe atë në ditë të Bajramit", ka thënë Zeqiri. /Klankosova.tv