Lajmet e fundit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i interesuar për nënshkrimin e Erik Lamela për ta forcuar repartin ofenziv.
Ekipi nga Torino janë tashmë të njohur për ofertën 25 milionë funtesh për Lamelan, megjithatë do të kenë punë për ta larguar nga Tottenham, pasi menaxheri i Spurs ka thënë se është i interesuar ta mbaj argjentinasin në White Heart Lane.
Sipas Daily Mail, Juventusi dëshiron një futbollist kreativ pas sulmuesve dhe e ka identifikuar 23 vjeçarin si lojtar që mund të luaj në rolin e 10-shit.