Lajmet e fundit

Juventus është në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut 17 vjeçar, Rayan Ait Nouri të ekipit francez Angers. Lajmin e ka bërë të ditur L'Equipe.
Adoleshenti u paraqit dje në humbjen 3-1 të ekipit të tij kundër Paris Saint-Germain.
Ai po cilësoet si një nga yjet e së ardhmes të Francës.
Por, Juventusi mund ta transferojë lojtarin në fjalë vetëm në merkaton dimërore sepse merkatoja aktuale tashmë ka përfunduar në Itali.
Përveç “Zonjës së Vjetër” edhe RB Leipzig është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit në fjalë, transmeton Klan Kosova.