Lajmet e fundit

Është formuar ekipi i parë i femrave në futboll në komunën e Deçanit.
Me këtë rast, atyre iu dhuruan një donacion me veshje sportive nga kontigjenti Italian i KFOR-it në bashkëpunim me klubin e Italisë, Juventusin.
Në anën tjetër, edhe deçanaset shpërndanë mirënjohje për donatorët.
E vajzat e klubit ‘’Deçani’’ thonë se nuk e patën të lehtë për të realizuar ëndrrën e tyre.
Ndërkaq trajneri i këtij ekipi, Avdullah Lataj, thotë se për stërvitjen e 22 vajzave kanë nevojë për topa dhe për transportin e tyre në ushtrime.