E ardhmja e Dusan Vlahovic tek Juventusi është përfolur shumë, por sulmuesi serb u ka bërë me dije drejtuesve dëshirën për të qëndruar në Torino.
Ndërkohë, bardhezinjtë po ndjekin me vëmendje mbrojtësin Arnau Martinez të Gironas, si përforcim për prapavijën, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave italiane, edhe Lucas Beraldo i PSG-së është një opsion konkret.
Sa i përket largimeve, Arthur është transferuar te Gremio dhe Tiago Djalo te Besiktas, ndërsa për Daniele Rugani kanë ardhur oferta nga Genoa dhe Bologna.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.