Juventus ka arritur të mposhtë Real Madridin në ndeshjen e pare gjysmefinale te Champions League me rezultat 2:1.
Loja ishte shumë dinamike dhe karakterizohej me raste të shumta nga të dyja palët.
Në minutën e 9-të të ndeshjes Morata i dha epërsinë skuadrës së Juventusit, pas kësaj nuk vonoi shumë dhe shifrat në 1:1 i barazoi Cristiano Ronaldo.
Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë të lojës Carlos Tevez nga pika e bardhë e kaloi në epërsi përsëri ekipin nga Torino.
Pjesa tjetër e lojës pothuajse i takoi Real Madridit, që u mundua të barazoje shifrat.
Gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Bernabeu.
[embed]https://youtu.be/GesaRBNVXFk[/embed]
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.