Lajmet e fundit

Kampioni italian, Juventus, ka bërë të ditur që e ka transferuar sulmuesin e Bayern Munchen, Douglas Costa.
26 vjeçari kaloi dy stinorë në Allianz Arena pasi që kishte arritur nga Shakhtar Donetsk.
Por, pas një kampanje jo fort të kënaqshme për të, ai tani është huazuar tek finalisti i Ligës së Kampionëve.
Juve do t’i paguajë 6 milionë për brazilianin, ndërkaq marrëveshja përfshin një blerje opsionale në vlerë prej 40 milionë eurosh.