Lajmet e fundit

Pas largimit të Pirlo, Vidal dhe Tevez drejtuesit e Juventus janë duke kërkuar që në skuadër të sjellin ndonjë futbollist që mund të mbulojë hapësirat e lëna bosh.
Për këtë drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Beppe Marotta do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të shikuar mundësin e blerjes së Draxler nga Schalke.
Oferta e parë për të prej 27 milionë është refuzuar nga klubi gjerman, por nëse ndodh edhe tash ata kanë plan që të bëjnë ofertë drejt Dortmund për Mkhitaryan.
Dhe nëse përfundimisht nuk arrijnë që ta bindin asnjërin prej tyre kanë planin C, për Ilkay Gundogan, transmeton Klan Kosova.