Skuadra më e trofeshme italiane, Juventus, sonte para tifozëve të vetë, ballafaqohet me kampionët e Holandës.
PSV nuk udhëton në Torino e dorëzuar, pasi besojnë se do të mund të marrin rezultat pozitiv në duelin e parë të 1/16-ës së finales në 'Champions League'.
Trajneri i ekipit nga Eindhoven, Peter Bosz, pavarësisht se foli me superlativitet për kundërshtarin, tha se ekipi i tij është më i miri në ligën shtetërore andaj nuk shkojnë në Itali si "turistë", raporton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Thiago Motta, që drejton bankinën e "Zonjës së Vjetër", nuk e ka situatën aq të mirë, meqenëse mediat italiane raportojnë se ky takim i Ligës së Kampionëve, sikurse edhe derbi ndaj Interit në Serie A, mund të jenë vendimtare për të ardhmën e trajnerit.
Këto dy skuadra u ndeshën edhe në fazën e parë të këtij edicioni në UEFA Champions League, ku italianët fituan 3-1, njofton Klankosova.tv.
Juventus - PSV fillon nga ora 21:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës
Art Motion!
Komentator, Naim Selmani!
[caption id="attachment_2503599" align="alignnone" width="2000"]

Liga e Kampionëve, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion![/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.