Lajmet e fundit

Juventus ka shënuar fitore me rezultat 3:1 si mysafir i Milanit në "San Siro".
"Zonja e vjetër" kaloi në epërsi me Federico Chiesa, i cili realizoi në minutën e 18-të.
Në minutën e 41-të Davide Calabria i barazoi shifrat në 1:1.
Chiesa shënoi edhe golin e dytë personal, duke kaluar sërish Juven në epërsi në minutën e 62-të.
Weston McKennie, e shënoi golin e fundit në këtë takim për 3:1.