Lajmet e fundit

Juventusi janë duke shikuar ta forcojnë sulmin e tyre dhe kërkojnë lojtarin e Schalkes Draxler për të cilin skuadra gjermane kërkon 35 milionë euro për 21 vjeçarin.
Drejtori sportiv Fabio Paratici ka udhëtuar në Gjermani për të diskutuar një marrëveshje me Schalken për Julian Draxler, konfirmon Goal.com
Biankonerët e kanë humbur Carlos Tevezin që u rikthye tek klubi amë Boca Juniors, por ka forcuar sulmin afrimin e Paulo Dybala, Simone Zaza dhe Mario Mandzukic.
Megjithatë trajneri i Juves, Massimiliano Allgegri e dëshiron ende një sulmues që është në gjendje të luaj prapa dy sulmuesve dhe kampionët e Serie A janë shumë të lidhur edhe me Mario Gotze të Bayernit.
Juve janë në gjendje të paguajnë 25 milionë euro për 21 vjeçarin por klubi aktual i tij i dëshiron të paktën 35 milionë euro.