Lajmet e fundit
Kampioni i Italisë është treguar i pamëshirshëm me kroatët, duke shënuar plot katër gola dhe mos pranuar asnjë.

Juventus ka mposhtur skuadrën kroate Dinamo Zagreb, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Miralem Pjaniq shënoi golin e parë në minutën e 24-të të takimit, gol që u pasua nga ai i Gonzalo Higuain pas vetëm shtatë minutash.
Paulo Dybala ishte golashënuesi i tretë i Zonjës së Vjetër, ndërsa katër minuta para fundit serinë e golave e përmbylli Dani Alves.
Kroatët ishin të pafuqishëm për të shënuar qoftë edhe golin e nderit në përballjen me kampionin e Italisë.