Lajmet e fundit
Zonja e Vjetër u tregua shumë e fortë për katalunasit, të cilët i mposhti me tre gola dallim, në të parën përballje të kësaj faze të Ligës së Kampionëve

Juventus e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3:0, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Vetëm shtatë minuta lojë iu deshën Zonjës së Vjetër që të kalojë në epërsi, përmes këmbëve të Paulo Dybala.
Katalunasit nuk shfrytëzuan disa mundësi të mira për të barazuar rezultatin, pas disavantazhit. Më të mirën mundësi e lëshoi Andres Iniesta, që dështoi të tund rrjetën, i gjendur ballë për ballë me Gianluigi Buffon.
Kështu, pak minuta më pas, këmbët magjike të argjentinasit bardhezi tundën edhe një herë rrjetën e mysafirëve, kësaj radhe nga jashtë zonës së rreptësisë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Të dytën sërish më mirë e nisën torinezët që e çuan në tre gola dallim epërsinë, me golin e qendëmbrojtësit Giorgio Chiellini; me të cilin rezultat edhe u mbyll ndeshja.