Lajmet e fundit
Zonaj e Vjetër ka barazuar me skuadrën angleze, megjithëse udhëhiqte me dy gola në fillim të takimit, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e dytë

Juventus dhe Tottenham kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.
Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në 10 minutat e para, përmes sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain.
Por, mysafirët nuk u dorëzuan, duke ngushtuar rezultatin fillimisht në minutën e 35-të, për 2:1 me anë të Harry Kane.
Në pjesën e dytë Tottenham nuk e ndali ritmi, duke arritur që të barazonte gjithçka në minutën e 72 me anë të Christian Eriksen.
Ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo e kthimit në Wembley pas tre javësh.