Lajmet e fundit

Juventus i ka mohuar spekulimet që dolën të martën që gjoja Zinedine Zidane do të rikthehet te ky klub, dhe të bëhet drejtor sportiv.
Zidane u largua nga Real Madridi në maj, duke u arsyetuar se ndjente lodhje, pas dy vjetësh e gjysmë sukses me këtë klub, duke arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve tri herë me radhë.
Megjithatë, mediumi spanjoll AS ka raportuar se Juventus nuk e ka në plan që ta sjellë francezin, pasi që e kanë Pavel Nedvedin në atë pozitë.