Lajmet e fundit

Juventus është gati që të provojë ta transferojë Hector Bellerinin e Arsenalit gjatë afatit kalimtar veror, raporton The Guardian.
Spanjolli është shënjestruar nga klube si Manchester City dhe Barcelona në të kaluarën, dhe Juve e di që do të duhej t’i paguante së paku 45 milionë funte që Topçinjtë ta konsiderojnë shitjen e tij.
Në anën tjetër, vetë lojtari mund ta vë në mëdyshje qëndrimin e tij në Emirates, pas formës së dobët nëpër të cilën po kalon Arsenali tash e sa kohë.