Lajmet e fundit

Bisedimet midis Juventusit dhe Paulo Dybala-s për zgjatje të kontratës po përparojnë shumë mirë, sipas raportimeve nga Goal.
Përfaqësuesi i Argjentinës po synon që ta arrijë një pagë prej 12 milionë eurosh në vit me kampionët në fuqi të Italisë.
26 vjeci i cili ka kontratë me klubin nga Torino deri në verën e vitit 2022, më therët kishte thënë që nuk ka ndonjë kontakt me Juven për zgjatje të kontratës, dhe se klubit i takonte që ta bënte hapin e parë.
Kjo deklaratë duket ta ketë alarmuar Zonjën e Vjetër duke e shtyrë të veprojë, dhe tani ata janë në negociata që një gjë e tillë të ndodhë.