Lajmet e fundit

Qeveria në Kosovë refuzoi vaksinat kineze të ofruara si ndihmë nga Shqipëria.
Por, shteti fqinj në juglindje të Kosovës po pranon gjithandej vaksina kundër virusit korona.
Ambasadorja e Maqedonisë Veriore, Shpresa Jusufi, në një intervistë për Klan Kosova tha se kanë pranuar vaksina nga Rusia, Kina e vende tjera perëndimorë. Kjo, meqë dobia e tyre është më e madhe se sa efektet e pandemisë.
Diplomatja ndahet e kënaqur me Kosovën për bashkëpunimin në kohë pandemie, derisa pritet që me të rënë numrat e të infektuarve të takohen edhe dy ekzekutivët, njëjtë sikurse bënë Kosova me Shqipërinë.
Një prej projekteve që pritet të merr konkretizim do të jetë edhe rruga lidhëse Prizren-Tetovë, që ishte premtuar edhe nga kryeministri Albin Kurti, si dhe investimi në turizëm në malet e Sharrit.
Kjo sipas diplomates, do ta afrojë edhe më shumë popullsinë shqiptare nga dy anët e kufirit.
Por se sa është numri i banorëve shqiptarë dhe i gjithë maqedonëve, tashmë ka nisur procesi i numërimit të popullsisë.
Mërgata është duke u regjistruar në mënyrë elektronike, derisa për popullatën rezidente ky proces është shtyrë për në shtator si shkak i pandemisë.
Për t’u regjistruar, shqiptarëve të kësaj ane u kanë bërë thirrje edhe liderët politikë nga Kosova.