Lajmet e fundit

E shoqëruar nga anëtaret e kryesisë së Gruas Demokratike të Kosovës si dhe bashkëshortja e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, kryetarja e gruas demokratike Justina Shiroka Pula u takua sot me gratë e Krushës me të cilat foli për problemet e jetës me të cilat përballen, si mbajtëse të familjes.
Ajo ka përshëndetur aktivitetet biznesore që zhvillojnë, si formë të mbijetesës, duke ofruar mundësinë për të ndihmuar këtë kategori në rrugë institucionale dhe lehtësuar jetën e dhembjet për humbjen e më të dashurve të tyre, nga krimet e shtetit të Serbisë, gjatë luftës në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
“Jemi këtu për t’ju nderuar për të kaluarën tuaj si nëna e gra heroina dhe të tashmen që me sakrifica individuale dhe të organizuara që po bëni. Do të jem pranë jush” u shpreh Shiroka Pula.