Lajmet e fundit

Justin Timberlake është një bashkëshort shumë i përkushtuar, madje shpeshherë i jep këshilla gruas së tij, Jessica Biel se si të vishet.
Në një intervistë për revistën People, këngëtari ka treguar se ai është “fajtori” për këpucët dhe atletet që i mbath aktorja.
“Blej shumë këpucë për të. Më pëlqejnë këpucët e femrave”, ka thënë 37-vjeçari duke shtuar se arrin ta bindë bashkëshorten e tij që t’ia plotësojë dëshirat në përzgjedhjen e këpucëve.
Ai ka theksuar se është i vetëdijshëm se në tepihun e kuq, të gjithë e shikojnë bukuroshen 36 vjeçare, prandaj nuk dëshiron që ajo të bëjë asnjë lëshim në kombinimet që përzgjedh.
\