Këngëtari i martuar Justin Timberlake është parë duke ndenjur për dore dhe tejet i afërt me bashkëpunëtoren e tij Alisha Wainwright.
Sipas Daily Mail, Timberlake dhe Wainwright janë parë së bashku ditën e enjte në një bar në New Orleans.
Këngëtari 38 vjeçar dhe aktorja 30 vjeçare shfaqen së bashku në dramën e ardhshme të futbollit Palmer.
Timberlake, i cili aktualisht është i martuar me Jessica Biel, 37 vjeç, dukej se po i mungonte unaza e tij e martesës tek fotot e postuara nga The Sun.
Një burim insiston për se dyshja ishin jashtë me një grup kolegësh nga filmi dhe se nuk kishte ndodhur asgjë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.