Lajmet e fundit

Këngëtari, Justin Bieber ka shpërthyer në lot pas performancës së tij gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve VMA në MTV gjatë mbrëmjes të së dielës.
Bieber pati një performancë të jashtëzakonshme të dy këngëve të tij “Where are you now” dhe “What do you mean” derisa performoi në MTV pas 5 vitesh, transmeton Klan Koosva.
Ylli i ri i cili shpesh herë është në krye të ballinave dhe revistave duket se nuk arriti t’i përmbajë emocionet e tij duke u parë me lot në sy derisa turma po brohoriste dhe po duartrokiste furishëm për të.