Këngëtari Justin Bieber, së fundmi ka njoftuar për turneun e tij botëror që do të fillojë në shkurt të vitit të ardhshëm.
Këngëtari 27-vjeçar së fundimi është parë në West Hollywood. Bieber kishte veshur një xhemper me ngjyrë të zezë i cili kishte vendosur kapelën në kokë dhe mbante maskën në fytyrë, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Muajin e kaluar, burri i modeles Hailey Bieber, postoi një imazh të tij me dorëzat e një motoçiklete ndërsa kishte veshur një xhaketë dhe po tregonte flokët në mënyrë çrregullt.
Këngëtari ka shtyrë për të dytën herë turneun e tij për shkak të përhapjes së COVID-19.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.