Lajmet e fundit

Videoklipi më i ri i këngëtarit Justin Bieber, ‘Where Are U Now’, është i mbushur me copa të artit dhe në mes të vizatimeve që shfaqen në të, është së paku edhe një mesazh për Selena Gomez.
Interneti është mbushur me fotografinë e Bieber, ku duken fjalët: “Where R Now, Selena”, me pretendimin se ky është konfirmimi që kërkonim, se kënga dhe videoklipi janë rreth lidhjes së tij me të, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse skicat që paraqiten në klip janë vizatuar nga fansat, nuk do të thonim se mesazhi është i vendosur pa qëllim, pasi bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se Justin e ka shkruar këtë këngë gjatë momenteve të vështira të jetës tij.