Lajmet e fundit

Djaloshi kanadez Justin Bieber që u bë i famshëm qysh në moshë të re falë këngëtarit Usher që e zbuloi në You Tube, kohëve të fundit u bë subjekt i shumë skandaleve mediatike.
Por kësaj radhe Bieber ka ofruar nga vetja e tij diçka të mirë.
Këngëtari i adhuruar nga miliona vajza nëpër botë, ka bërë të ditur se veç se të këndojë, ai di edhe të bëjë sërf.
AI ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, në breg të detit me dërrasën e sërfit në duar dhe ka shkruar:
“Valët janë jashtë kontrollit”, transmeton Klan Kosova.
Në fillim të këtij muaji, Justin Bieber doli plotësisht lakuriq në njërën nga varkat e Bora Borës, ku kishte shkuar për pushime.
Këngëtari shpërndau këtë fotografi me fansat e tij në rrjetet sociale, ai u fotografua mbi një anije në njërin nga ishujt më të famshëm botëror.